5.5 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Vashat e Bashkimit të pandalshme – fitore e thellë ndaj Trepçës në Mitrovicë

Bashkimi po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në garat vendore.

Vashat prizrenase shënuan fitore të radhës në garat e elitës te femrat, duke fituar ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultat 40:89 (12:29, 9:22, 9:22, 10:18), në kuadër të javës së 15-të të Superliga Femrat.

Mysafiret ishin në epërsi nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar.

Çerekun e parë e fituan 12:19, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë dhe të tretë, që e fituan me rezultat identik, 9:22, derisa në dhjetë minutat e fundit vulosën fitoren për 40:89.

Alma Muzliukaj kishte 12 pikë për vendaset, derisa nga 11 shtuan Vivian Woo dhe Blerta Mehana, kurse te mysafiret u dalluan Aulona Muhadri me 14 pikë e 14 kërcime dhe Arbnore Përquku me 19 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Trepça ka një fitore e 14 humbje, derisa Bashkimi 14 fitore e një humbje pas 15 ndeshjeve të zhvilluara./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tre persona arrestohen në Suharekë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë tre personave të dyshuar lidhur me veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas...

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim...

Lajmet e Fundit