Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren.
Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar për trajtim në QKUK, por se, i njëjti ka vdekur gjatë trajtimit.

‘’AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Rr. Faik Konica, Prizren / 10.06.2026 – 09:58. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe një biçiklete. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i biçikletës viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, viktima gjatë trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e PK’së.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
