4.6 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Pensionohet arsimtari Bedri Çejku pas 42 vitesh shërbimi

Arsimtari Bedri Çejku është pensionuar pas një karriere 42-vjeçare në arsim. Ceremonia e pensionimit u mbajt në sallën e edukatës fizike dhe sporteve të SHFMU “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku ishte ekspozuar një pano me fotografi dhe kupa të fituara gjatë karrierës së tij.

Drejtoresha e shkollës, Behare Kryeziu, gjatë fjalës së saj përshëndeti Bedriun dhe theksoi kontributin e tij të jashtëzakonshëm në edukimin dhe arsimimin e brezave të shumtë. Ajo e vlerësoi për angazhimin e tij të palodhur në aktivitete shkollore dhe sindikale, duke i dhënë mirënjohje për punën e tij.

Për kontributin e Bedriut në sindikatë folën edhe përfaqësuesit sindikalë, Gani Shinik dhe Ganimet Mrasori, të cilët vlerësuan angazhimin e tij në mbrojtjen e të drejtave të mësimdhënësve, duke e nderuar me mirënjohje.

Mësimdhënësit Agron Spahiu, Naser Bresa dhe Vllaznim Bytyçi kujtuan veprimtarinë e Bedriut jo vetëm në arsim, por edhe në sport dhe aktivitete patriotike gjatë karrierës së tij.

Në fund, Bedri Çejku falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë ngjarje të paharruar dhe ndau kujtime nga periudha e tij e gjatë profesionale, duke reflektuar mbi sfidat dhe arritjet e jetës së tij.

Më Shumë

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë, me rastin e festave të fundvitit. Qindra mjete dhe drejtues automjetesh nga vendet e Bashkimit Evropian...

Një nxënës theret me thikë në Prizren

Një nxënës është therur me thikë në Prizren, pas një fjalosjeje me një nxënës tjetër. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...

Lajmet e Fundit