Grapeland kalon në gjysmëfinale të Kupës së Ligës së Parë

Skuadra e Grapeland është ekipi i parë që siguron një vend në gjysmëfinale të Kupës së Ligës së Parë, pas fitores ndaj Vushtrrisë me rezultat 84:77.

Ndeshja, e zhvilluar në Rahovec, u karakterizua nga një fillim i fortë i “Vreshtarëve”, të cilët krijuan epërsi që e ruajtën deri në fund.

Në këtë përballje, Burim Zekiqi kontribuoi me 16 pikë dhe pesë kërcime, ndërsa Bardh Rexha e përfundoi ndeshjen me një dopio-dopio prej dhjetë pikësh e dhjetë kërcimesh. Nga ana tjetër, Vushtrria kishte në radhët e saj Drinor Gërxhaliun me 26 pikë dhe Shpat Sylën me 17 pikë e gjashtë kërcime, por nuk arriti të ndalë Grapelandin.

Në gjysmëfinale, Grapeland do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Kosovarit dhe Kerasanit. Ndërkohë, tri çerekfinalet tjera do të luhen të shtunën, duke përcaktuar të gjithë gjysmëfinalistët e turneut./PrizrenPress.com/

Më Shumë

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Selmanaj tërhiqet nga kandidatura për deputet, mbetet në krye të LDK-së në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit