8.5 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Eskalon situata në Prizren, tifozët tentojnë t’i sulmojnë futbollistët e Vëllaznimit

Një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur në fund të ndeshjes Liria-Vëllaznimi, e cila u zhvillua në kuadër të Ligës së Parë.

Tifozët vendas hyjnë në fushën e lojës duke tentuar t’i sulmojnë futbollistët mysafirë.

Rasti ndodhi sot në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren.

Ngjarje të tilla e shëmtojnë futbollin dhe ulin vlerën e ndeshjeve të tilla.

Nuk dihet nëse ndonjë nga futbollistët ka pësuar lëndime.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.

Bashkangjitur i gjeni pamjet KËTU.

Më Shumë

Promovohet libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999”

Në Malishevë u promovua libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999” i autorit Nysret Sertolli, një vepër që dokumenton ngjarjet tragjike të...

Sëpata 8,000-vjeçare e Neolitit ruhet në Muzeun Arkeologjik të Prizrenit

Në Muzeun Arkeologjik të Rajonit të Prizrenit ruhet një nga artefaktet më të vjetra dhe më të çmuara të trashëgimisë kulturore: një sëpatë guri...

Lajmet e Fundit