0.7 C
Prizren
E diel, 14 Dhjetor, 2025

Malisheva rinovon banesat sociale: Kushte më të mira për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se puna në renovimin thuajse të plotë të objektit të vjetër të banimit social po ecën për së mbari.

Të gjitha familjet në nevojë që jetojnë në këtë objekt do të kenë kushte më të mira jetese, falë investimeve që janë duke u bërë në bashkëpunim me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Sipas tij, masat që po implementohen në këtë objekt janë: izolimi i jashtëm, renovimi i koridoreve, izolimi i kulmit, ndërrimi i dyerve të brendshme, dritareve, si dhe vendosja e kondicionerëve për secilën familje që jeton në këtë objekt të banimit social.

Kastrati theksoi se Komuna do të vazhdojë me punë të mira dhe në përkrahje të të gjithëve pa dallim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komunizmi ka vdekur

Nga Ben Blushi 35 vjet më parë në 9 dhjetor 1990 në mëngjes po shkoja në Fakultetin ku studjoja kur pashë për herë të parë...

Në Prizren kanoset një zyrtar policor, e në Suharekë një tjetër sulmohet fizikisht

Dy incidente të ndara ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë raportuar në raportin 24-orësh.   Sipas PK-së, në Prizren, të mërkurën rreth orës 19:00, është...

Lajmet e Fundit