Sfidat e fundit para Final 4 te meshkujt

Të mërkurën zhvillohet xhiroja e gjashtë në Ligën Unike të Meshkujve, që është edhe java e fundit për garat e rregullta.

Pas përfundimit të garave të rregullta do të përcaktohen katër skuadrat që do të jenë pjesë e Final 4, që zhvillohet në Kosovë.

Nga dy grupet, kualifikohen dy skuadrat e para në renditje.

Në Grupin A, Bashkimi do të përballet me Teutën, dy skuadrat e fundit në këtë grup dhe që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Prizrenasit kanë një fitore e tri humbje, derisa durrsakët katër humbje në po aq ndeshje. Në Gjakovë përballen Besëlidhja dhe Vëllaznimi, dueli për vendin e parë, pasi të dy skuadrat kanë nga katër fitore dhe një humbje.

Në Grupin B, përballen dy skuadrat kryeqytetase, Tirana dhe Sigal Prishtina, takim që zhvillohet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë. Tiranasit kanë dy fitore e tri humbje, derisa prishtinasit tri fitore e dy humbje.

Takimi tjetër i këtij grupi është mes Golden Eagle Yllit dhe Vllaznisë, ku therandasit kanë tri fitore e dy humbje, ndërsa shkodranët dy fitore e tri humbje.

Liga Unike-Java 6

GRUPI A

E mërkurë

19:00 Bashkimi-Teuta

19:00 Besëlidhja-Vëllaznimi

GRUPI B

19:00 Tirana-Sigal Prishtina

19:00 Golden Eagle Ylli-Vllaznia

Më Shumë

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme...

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit