Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur ambasadorin e Slovenia në Kosovë, Borut Blaj, i shoqëruar nga Milena Radenkovi?.
Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar për projektin “Naše Pravice” (“Të Drejtat Tona”), i cili po zbatohet nga IPEDU dhe që synon promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe avancimin e edukimit në shkolla.
“Gjatë bisedës vlerësuam bashkëpunimin e deritanishëm dhe shqyrtuam mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe partnerëve sllovenë në fushën e arsimit, me theks të veçantë në aktivitetet dhe programet për nxënësit dhe shkollat e komunës sonë”, ka deklaruar Totaj, raporton PrizrenPress.

Në takim është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik, me fokus në shkëmbimin dhe lidhjen e bizneseve nga Kosova dhe Sllovenia.
“Po ashtu, pjesë e diskutimit ishte edhe gjetja e mundësive për bashkëpunim në fushën e zhvillimit ekonomik, duke pasur parasysh shkëmbimin dhe lidhjen e biznesmenëve nga të dyja shtetet”, ka theksuar Totaj./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
