Nis procedura për ndërtimin e stadiumit në Suharekë

Në kuadër të investimeve strategjike për zhvillimin e infrastrukturës sportive në vend, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur procedurën për ndërtimin e stadiumit të ri në qytetin e Suharekës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Sportit, Hajrulla Çeku, i cili ka theksuar rëndësinë e këtij projekti për sportin dhe komunitetin lokal.

Sipas ministrit Çeku, për këtë projekt janë ndarë 13 milionë euro, ndërsa stadiumi i ri do të ndërtohet sipas standardave më të larta ndërkombëtare, duke qenë i kategorisë 2 sipas klasifikimeve të UEFA-s. Stadiumi pritet të ketë kapacitet prej 6,518 ulësesh, duke ofruar kushte moderne dhe të denja për zhvillimin e ndeshjeve vendore e ndërkombëtare.

” Një tjetër projekt i madh për infrastrukturën sportive po bëhet realitet. Kemi shpallur procedurën për ndërtimin e stadiumit të ri të Suharekës. Stadiumi për të cilin kemi ndarë 13 milionë euro, do të jetë i kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, dhe plotëson standardet më të larta ndërkombëtare. Sapo të kontraktohet operatori do të nis realizimi i punimeve”, ka shkruar ministri Çeku.

Ky projekt vjen si vazhdimësi e përpjekjeve të MKRS-së për të ndërtuar infrastrukturë të qëndrueshme sportive.

Më Shumë

Musab Mala pritet të jetë transferi më i ri te Ylli

Golden Eagle Ylli duket se ka bërë zgjedhjen e parë në tregun e transferimeve. Burime të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se klubi suharekas është shumë...

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Lajmet e Fundit