8.2 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Salajdin Krasniqi rrëfen dashurinë për kinemanë, filmin dhe jetën në Kino Lumbardhi

Programi i Klubit të Filmit të Kinemasë së Zgjeruar vijon të martën, më 23 prill, nga ora 19:00 në Kino Lumbardhi.

Çdo javë, ky program mirëpret publikun me biseda dhe shfaqje filmash. Kësaj radhe, mysafir do të jetë Salajdin Krasniqi, një nga personalitetet më të njohura të Prizrenit, i cili do të ndajë me publikun dashurinë e tij për kinemanë dhe filmin, si dhe kujtimet e tij mbi jetën kulturore në këtë hapësirë ikonike të qytetit.

Krasniqi, përveç kontributit të çmuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historisë së Prizrenit, është gjithashtu arkivist, historian dhe mjek. Përmes botimeve dhe punës së tij, ai ka sjellë në vëmendje anën shpirtërore dhe jetësore të qytetit, duke theksuar vlerat e kahershme përmes shkrimeve, fotografisë dhe ruajtjes së traditave etnografike, arkitekturore dhe zakonore.

Pas bisedës do të shfaqet një film i përzgjedhur nga fillimi i viteve ’70, një klasik i kinemasë së arteve marciale, i njohur për tematikat e tij mbi etikën, forcën dhe veprimin e drejtë në rrethana të vëshira – gjithmonë duke ofruar edhe argëtim të veçantë.

Ky aktivitet mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në kuadër të programit “EJA Kosovë”, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia, si dhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./PrizrenPress.com

Previous article
Next article

Më Shumë

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në Euro në T7, ka thënë se rreth 12 milionë euro i janë marrë kësaj komune. Totaj, ka...

Anderson e Wooten mungojnë ndaj Prishtinës, rikthimi i tyre pritet shpejt

Bashkimi ka njoftuar se basketbollistët Kyan Anderson dhe Kenny Wooten nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sontme kundër Prishtinës për shkak...

Lajmet e Fundit