15.1 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Junior 06 fitojnë Kupën e Kosovës U16 për vajza

Skuadra Junior 06 Moni Bau ka fituar Kupën e Kosovës në Ligën U16 për vajza, pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme në finalen kundër Peja 03, të cilën e mposhti me rezultat të thellë 105:37, përcjell PrizrenPress.

Finalja u zhvillua në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren.

Me këtë fitore, Junior 06 vulosi dominimin e tyre në këtë kategori, duke treguar talent, disiplinë dhe shpirt gare në çdo minutë të lojës.

“Ky trofe është për çdo stërvitje të vështirë, për çdo pikë djersë dhe për çdo ëndërr që po bëhet realitet”, thuhet në reagimin e klubit pas ndeshjes.

Urime kampioneve për këtë arritje madhështore – e ardhmja është premtuese!/PrizrenPress.com

Më Shumë

Kastrati: Të futet në kurikulat mësimore lufta e UÇK-së

Kadri Kastrati, njëri ndër komandantët e UÇK-së, tha se çdo shqiptar duhet ta dijë se Meka dhe Medina e shqiptarëve janë Prekazi, varrezat e...

Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro dhe i dorëzon në polici

Një akt i ndershmërisë qytetare ka tërhequr vëmendjen e Policisë së Kosovës në Suharekë. Më 6 mars 2026, qytetarja V. F. nga fshati Peqan, duke...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit