18.4 C
Prizren
E premte, 25 Prill, 2025

Kupa e Kosovës në çiklizëm: Të dielën mbyllet një pjesë e autostradave për pesë orë

Klubi i Çiklizmit “Kastrioti” nga Ferizaj, në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës, organizon garën e dytë me radhë në kuadër të Kupës së Kosovës në çiklizëm rrugor, e cila do të mbahet të dielën, më 27 prill 2025, në Ferizaj.

Gara nis në ora 11:00 nga dalja e qytetit të Ferizajit, pranë pompës së benzinës HIB Petrol në fshatin Bibaj. Paraqitja e ekipeve dhe garuesve sipas kategorive do të bëhet nga ora 09:30 deri në 10:30 në objektin e HIB Petrol në Bibaj. Organizatorët kërkojnë nga përfaqësuesit e ekipeve që të respektojnë këtë orar, raporton PrizrenPress.

Itinerari i garës është si vijon: Nisja nga Ferizaj (Bibaj), drejt Lipjanit, më pas në Trudë ku bëhet kthimi, për të vazhduar përsëri përmes Lipjanit, Babushit dhe Ferizajit, me përfundim në majë të magjistrales Elez Han. Gjatësia e garës është 120 kilometra.

Për shkak të zhvillimit të kësaj gare, Policia e Kosovës ka njoftuar se nga ora 10:30 deri në 15:00, do të jetë e mbyllur për qarkullim shiriti rrugor në drejtimin Trudë – Hani i Elezit në autostradat “Dr. Ibrahim Rugova” dhe “Arben Xhaferi,” nga hyrje-dalja Trudë deri në Hanin e Elezit. Qytetarët luten që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugë alternative për të shmangur vonesat.

Federata e Çiklizmit e Kosovës dhe Klubi “Kastrioti” i urojnë sukses të gjithë pjesëmarrësve, duke shpresuar për një garë të sigurt dhe me performanca të larta sportive./PrizrenPress.com

Më Shumë

Salajdin Krasniqi rrëfen dashurinë për kinemanë, filmin dhe jetën në Kino Lumbardhi

Programi i Klubit të Filmit të Kinemasë së Zgjeruar vijon të martën, më 23 prill, nga ora 19:00 në Kino Lumbardhi. Çdo javë, ky program...

Spitali i Prizrenit planifikon zgjerimin e shërbimeve të kardiologjisë invazive

Në kuadër të projektit KSV/017, të zbatuar nga LuxDev, në Spitalin e Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’ në Prizren është mbajtur një punëtori për...

Lajmet e Fundit