Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët e gjyqtarëve të kësaj gjykate.
Sipas njoftimit, të drejtën për t’u kandiduar në këtë proces zgjedhor e kanë shfrytëzuar gjyqtarët Atdhe Berisha dhe Diora Bajrami. Me të drejtë vote kanë qenë gjithsej 40 gjyqtarë, ndërsa në votim kanë marrë pjesë 39 prej tyre, raporton PrizrenPress.

Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave, Komisioni konstatoi se gjyqtarja Diora Bajrami ka siguruar mbështetjen e shumicës së gjyqtarëve, duke vazhduar garën për anëtare të KGJK-së.
“Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave, Komisioni konstatoi se gjyqtarja Diora Bajrami ka marrë 23 vota, duke siguruar kështu vazhdimin e saj në fazën e mëtejme të procedurës zgjedhore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Sipas rezultateve të shpallura, numri i votave të vlefshme ishte 39, ndërsa nuk u regjistrua asnjë votë e pavlefshme.

Procesi zgjedhor u mbikëqyr nga komisioni i emëruar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe u monitorua nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
