KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas njoftimit të klubit, marrëveshja është arritur pas një sezoni të vlerësuar si të suksesshëm, i karakterizuar nga përkushtimi, profesionalizmi dhe rezultatet pozitive të ekipit.

Drejtuesit e klubit theksojnë se vazhdimësia e bashkëpunimit me trajnerin Gjeraj përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes së stabilitetit dhe realizimit të objektivave sportive në sezonin e ri.

“Klubi beson se vazhdimësia, stabiliteti dhe puna e përbashkët do të jenë baza për realizimin e objektivave të reja sportive dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekipit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Në fund, KF Drini i Bardhë Has i ka uruar trajnerit Robert Gjeraj suksese, shëndet dhe një sezon të mbushur me fitore në krye të skuadrës, duke shprehur besimin se bashkëpunimi i vazhdueshëm do të sjellë sfida dhe suksese të reja për ekipin./PP/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "NewCo Elan PO KERKONI BANESE NE PRIZREN? REZERVONIBANESEN REZERVONI BANES?N TUAJ TUAJSOT. SOT. Qendrim ditor ? Kuzhinë Banjo/Wc Banjo 1,2 dhe 3 Dhoma gjumi Tirana, Tirana,Prizren Prizren 383 46 149 999 newcoelan@gmail.com"

 

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit