19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Ish-operatori sjell rrëfime nga prapaskenat e Kino Lumbardhit në Prizren

Programi i klubit të filmit Kinemaja e Zgjeruar në Kino Lumbardh në Prizren vijon këtë javë me bisedë dhe shfaqje të filmit, duke shpalosur rrëfime e përvoja lidhur me filmat e projektuar në këtë hapësirë në periudha të ndryshme kohore.

“Këtë të mërkurë, kemi kënaqësinë të mirëpresim në bisedë z. Asim Mongovci, i cili e njeh mirë Kino Lumbardhin pasi gjatë viteve ‘90 ai ka punuar si operator i kinemasë”, thuhet në njoftimin e Lumbardhit.

Përpos lidhjes së tij të fortë me filmin, sipas njoftimit, Mongovci njihet si aktor, pasi deri në vitin 2020 ka luajtur mbi 20 role të ndryshme në vepra për skenë për të rinj e të rritur në teatrin turk “Nafiz Gurciali”.

“Pas bisedës me z. Mongovci do të vijojmë të shohim filmin e përzgjedhur , që i përket zhanrit komedi e romancë e që ka në qendër një nga mendjet më brilante letrare të të gjitha kohërave drejt rrugës së krijimit të një prej veprave më shenjuese teatrore, sakaq dashuria kthehet në motiv frymëzimi, me gjithë thellësinë dhe poetikën që mbart”, thuhet në njoftimin e Lumbardhit.

Programi dy-mujor fokusohet në kinemanë e kujtimeve, përjetimeve duke sjellë ndërmend eksperiencat e mëhershme të të parit filma në Kino Lumbardhi.

Më Shumë

67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

NGOM Fest nis sonte në Kalanë e Prizrenit

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës, NGOM Fest, që është bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Kosovë, sonte hap dyert për adhuruesit e...

Lajmet e Fundit