Drini i Bardhë vazhdon festën e titullit në Gjonaj pas kurorëzimit në Prizren

Drini i Bardhë ka përmbyllur sezonin 2024/2025 në mënyrën më të bukur, duke u shpallur kampion i Ligës së Tretë të Kosovës. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku ekipi regjistroi 17 fitore dhe 1 barazim, Drini i Bardhë mbylli sezonin pa asnjë humbje dhe me kupën në duar.

Ceremonia e ndarjes së kupës dhe medaljeve u mbajt të dielën në Prizren, ku skuadra e Hasit u duartrokit nga tifozët dhe përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës. Pasi ky moment i paharrueshëm, festa ka vazhduar dhe do të vijojë në Gjonaj, raporton PrizrenPress.

“KF Drini i Bardhë ka nderin dhe kënaqësinë e madhe të ju ftojë në një mbrëmje të veçantë festimi, pas shpalljes kampion në sezonin 2024/2025 në Ligën e Tretë të Kosovës”, thuhet në ftesën e klubit.

Festimet do të vazhdojnë sot (e hënë), në Qendrën Kulturore “Reshat Çoçaj” në Gjonaj, duke nisur nga ora 18:30. Klubi i ka ftuar të gjithë tifozët dhe anëtarët e komunitetit të bëhen pjesë e një feste popullore, që do të shoqërojë ngjitjen e historisë së klubit në Ligën e Dytë.

Me këtë arritje të jashtëzakonshme, Drini i Bardhë shënon një moment të veçantë në historinë e klubit, që këtë vit feston edhe 50-vjetorin e themelimit. “Ky triumf historik, me pasion e sakrificë, vjen pikërisht në vitin kur klubi ynë feston 50-vjetorin e themelimit, duke e bërë këtë arritje edhe më të veçantë për të gjithë ne”, theksohet në ftesë.

Për të gjithë ata që janë pjesë e këtij suksesi, Drini i Bardhë ka falënderuar tifozët dhe përkrahësit e tij: “Pasi është e pamundur të ju bëjmë ftesa personale të gjithëve, dëshirojmë të ju mirëpresim përmes kësaj ftese të përbashkët”./PrizrenPress.com

Më Shumë

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Goditet nga vetura një person në Prizren, dërgohet me lëndime të rënda në QKUK

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet pasditen e djeshme në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së...

Lajmet e Fundit