Dështon tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit

Ka dështuar edhe tentativa e 12-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni për votim të fshehtë për kryeparlamentarin nuk kaloi as sot, pasi 56 deputetë votuan për, një kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Seanca është ndërprerë, për të vazhduar kështu me tentativën e radhës më 9 maj në orën 10.

=====

Sot përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës me fillim në ora 10:00 do të mblidhen sërish sot për të vazhduar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së nëntë.

Ndryshe të hënën duke proceduar me rendin e ditës, kryesuesi i seancës, deputeti Avni Dehari, kërkoi serish nga subjektet politike që nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë (PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma), që ta bëjnë këtë. Nga subjektet e lartpërmendura nuk u deklarua askush.

Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim.

“56 deputetë kanë dhënë votën për, një kundër, abstenim nuk ka. Nuk kemi pasur kuorum serish. Shihemi më 7 maj, në orën 10:00”, tha kryesuesi Dehari.

Nga zhvillimet tjera kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, i dërgoi një letër, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në të cilën ka kërkuar koalicion qeverisës.

Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar qeveri të tranzicionit me të gjitha partitë shqiptare. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dje në një konferencë për media ka bërë të ditur se partia e tij nuk e pranon ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion. Njëherësh, ai tha se bashkëpunimi mes këtyre dy subjekteve është i pamundur.

Më Shumë

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Haskuka: Parku i Biznesit në Prizren me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe politik në vend

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ku kanë...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit