Ambasadori austriak vizitoi Shkollën e Gjuhëve ‘URA’ dhe Qendrën ÖSD në Prizren

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z.Georg Schnetzer, ka vizituar sot Shkollën e Gjuhëve “URA” dhe Qendrën e Provimeve ÖSD në Prizren.

Ai në këtë institucion u prit nga udhëheqësi i shkollës dhe kryesuesi i provimeve, prof. Neki Jahaj, së bashku me Mag.Verena Walzl dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

“Bashkëpunimi arsimor dhe kulturor ndërmjet Austrisë dhe Kosovës mbetet një urë e rëndësishme për zhvillimin dhe perspektivën e të rinjve”, u tha gjatë takimit, në të cilin mori pjesë edhe përfaqësuesi i ÖSD nga Austria, z. Lazim Ahmedi.

Ambasadori z. Schnetzer u informua nga afër për veprimtarinë dhe punën e përditshme të shkollës, organizimin e kurseve të gjuhës gjermane, si dhe funksionimin e Qendrës së Provimeve ÖSD në Prizren, e cila ka një rol të rëndësishëm në përgatitjen dhe certifikimin gjuhësor të kandidatëve në rajon.

Në kuadër të takimit u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit kulturor dhe arsimor ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe për interesimin në rritje të të rinjve për mësimin e gjuhës gjermane.

Ambasadori Schnetzer pati rastin të njihet më shumë edhe me jetën kulturore dhe historinë e qytetit të Prizrenit, duke vlerësuar trashëgiminë dhe diversitetin kulturor të tij./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Lajmet e Fundit