Arrestohen dy qytetarë dhe një polic jashtë detyrës në Prizren, IPK: Zyrtari ishte i suspenduar për një rast tjetër

Inspektorati Policor ka njoftuar se të shtunën ka ndodhur një incident mes disa personave, mes tyre një zyrtar policor.

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), është njoftuar dje nga Policia e Kosovës në Prizren lidhur me një incident- konflikt fizik në mes të disa personave ku dyshohej se njëri nga të përfshirët është zyrtar policor. Incidenti raportohet të ketë ndodhur në Prizren në rrugën “Tranziti i Vjetër” pas një konfrontimi verbal që eskaloi në dhunë. Bazuar në të dhënat dhe hetimin preliminar raportohet se gjatë këtij incidenti disa persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka njoftuar IPK dje.

Për këtë rast janë arrestuar dy qytetarë dhe një zyrtar policor jashtë detyrës, i cili është i suspenduar për një rast tjetër.

Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimin prej 48 orë.

“Si të dyshuar të përfshirë në këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar (dy qytetarë dhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare dhe tashmë i suspenduar për një rast tjetër). Me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si të dyshuar për veprën penale “Sulm” nga neni 184, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

“Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar në realizimin e mandatit të vet ligjor për hetimin e rasteve ku dyshimet bien mbi zyrtarët policorë dhe siguron opinionin publik se çfarëdo përfshirje eventuale e zyrtarëve të sigurisë në vepra penale do të trajtohet me paanshmëri dhe profesionalizëm të plotë.”

Më Shumë

Selmanaj tërhiqet nga kandidatura për deputet, mbetet në krye të LDK-së në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e...

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Lajmet e Fundit