Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me banorë, të rinj dhe gra në zonat e Sharrit, Buzezit dhe Shajnës.

Nën moton “Krejt për Shtet e Shtet për Krejt”, në këto takime u diskutua për mbështetjen që qeveria ka ofruar për qytetarët, projektet zhvillimore dhe mundësitë e krijuara në fushat e arsimit, ekonomisë dhe zhvillimit profesional.

Haxhiu theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve që votojnë për herë të parë, si dhe rolin e grave në ndërtimin e së ardhmes së vendit, duke vlerësuar angazhimin e tyre në proceset shoqërore dhe zhvillimore.

Një ndalesë e veçantë ishte në fshatin Shajnë, i njohur për kontributin e tij në Luftën Çlirimtare të Kosovës. Haxhiu kujtoi se ky fshat është vendlindja e dy dëshmorëve të kombit, Fetah Sylejmani dhe Fisnik Ibrahimi.

“Fshati Shajnë, me një kontribut të veçantë në Luftën Çlirimtare të Kosovës, është vendlindja e dy dëshmorëve të kombit, Fetah Sylejmani, emrin e të cilit me krenari e mban edhe shkolla e fshatit, dhe Fisnik Ibrahimi. Sot u informova se, me organizimin e banorëve të fshatit, do të përurohet përmendorja kushtuar tyre”, ka deklaruar Haxhiu.

Më Shumë

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Përkujtohen dëshmorët e UÇK-së në 27-vjetorin e rënies në Gorozhup

Në Kompleksi Memorial në Gorozhup të Hasit është mbajtur ceremonia përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me rastin e 27-vjetorit...

Lajmet e Fundit