Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026, rreth orës 09:50, ku i dyshuari mashkull, në gjendje të dehur, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes së tij.

“Pas intervenimit të autoriteteve, i dyshuari fillimisht është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) për trajtim mjekësor, ndërsa më pas, me vendim të prokurorit, është ndaluar dhe dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren