Konsultim publik në Prizren për përfshirjen e PAK-ve në politikat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të hënën është mbajtur konsultimi publik me akterët e shoqërisë civile për përfshirjen e nevojave të personave me aftësi të kufizuara në politikat publike.

Qëllimi i takimit, në kuadër të projektit EMPOËERED – Përfshirja e Personave me Aftësi të Kufizuara, organizuar nga PREDA Plus dhe Komuna e Prizrenit, sipas njoftimit ka qenë mbledhja e ideve dhe propozimeve për politika sa më gjithëpërfshirëse dhe një mjedis më të qasshëm për të gjithë.

“Bashkë me nënkryetarin Kujtim Gashi, përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile dhe qytetarë, diskutuam mbi përfshirjen dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara. Theksova rëndësinë e përfshirjes së tyre si një detyrë të përbashkët dhe prioritet të komunës sonë”, ka bërë të ditur kryetari Totaj.

Ndërkaq nënkryetari Gashi ka pohuar se PAK-të janë pjesë e çmuar e shoqërisë.

“Prandaj, po zhvillojmë konsultime të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e tyre, për të ndërtuar së bashku projekte të reja që i përgjigjen realisht nevojave dhe kërkesave të tyre. Është detyrë e jona që zëri i tyre të dëgjohet dhe të shndërrohet në veprim konkret”, është shprehur Gash

Marketing

 

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Lajmet e Fundit