Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet më 3, 4 dhe 5 korrik 2026 në Prizren.
Sipas tij, festivali është prezantuar në një konferencë të mbajtur mbrëmë, në një atmosferë të ngrohtë dhe me pjesëmarrje të organizatorëve dhe përfaqësuesve të festivalit, raporton PrizrenPress.

Ngjarja do të zhvillohet në hapësirën përballë Qendra Sportive ‘Sezai Surroi’ dhe do të sjellë tri net me muzikë rock & blues, duke përfshirë artistë të njohur ndërkombëtarë dhe shqiptarë.
“Tri net me muzikë rock & blues, atmosferë unike dhe artistë të njohur do ta bëjnë edhe këtë verë Prizrenin qendër të muzikës alternative në rajon”, ka deklaruar Totaj.
Hyrja në festival do të jetë falas, ndërsa organizatorët kanë ftuar qytetarët dhe vizitorët të marrin pjesë në këtë ngjarje muzikore verore në Prizren./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
