18.9 C
Prizren
E martë, 29 Korrik, 2025

Prizren: Aktakuzë ndaj një personi, kontrabandonte migrantë në Kosovë me veturën e marrë me qira

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit U.K., i cili ngarkohet për kontrabandim me migrantë.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se më 19 nëntor 2024, i pandehuri në Vërmicë kishte kontrabanduar katër shtetas të huaj.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Sipas aktakuzës, me datë 19.11.2024 afërsi të vendkalimit kufitar të Vërmicës, i pandehuri U.K., merret me kontrabandim me migrantë me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare ose të dobisë tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personave në Republikën e Kosovës, të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që para ditës kritike pikërisht me datë 14.11.2024 merret vesh me personin e quajtur “A.”për kohën se kur hyjnë migrantët në Kosovë, dhe në ditën kritike fillimisht i pandehuri nga rent a car “Z.” merr me qira një automjet “Golf 7”, me të cilin automjet në orët e pasdites niset në drejtim të pikës kufitare të Vërmicës, me ç ‘rast kur arrinë në destinacion, fillimisht i pret të dëmtuarit të cilët në mënyrë të kundërligjshme jashtë vendkalimit kufitar kishin kaluar vijën kufitare Kosovë – Shqipëri, merr në automjetin e tij të dëmtuarit: A.(A).F.- shtetas marokien, M.(W).R. -shtetas sirian, L.(M).A. -shtetas egjiptian, dhe I.(S).A.,- shtetas egjiptian, të cilët në këmbim të dobisë pasurore ka pasur t’i transportojë deri në pikën kufitare Kosovë – Serbi”, thuhet në njoftim.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Por, thuhet se gjatë transportit të të njëjtëve, i pandehuri U.K., ndalohet nga policia ku në automjetin e tij janë hasur edhe të dëmtuarit e lartcekur, dhe për shkak të ndalimit nga policia nuk kanë mundur t’i japin të pandehurit dobinë pasurore.

Me këto veprime, i pandehuri U.K., akuzohet se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164, par.1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Marketin

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Epoka e Thaçit nuk mbyllet në një qeli

Qazim Thaçi Intervista ekskluzive e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga ka prekur zemrat e shumë shqiptarëve – jo vetëm në Kosovë, por kudo që jetojnë...

Joseph Godwin, transferi më i ri i Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit shtatlartë dhe me përvojë ndërkombëtare, Joseph Godwin, i cili i bashkohet skuadrës bardhekaltër pas një aventure të...

Jeta me harrimin

Lajmet e Fundit