21.7 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025

Vetëvendosje zyrtarizon Filiz Mustafën për kryetar të Komunës së Sharrit

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Filiz Mustafës për kryetar të Komunës së Sharrit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Kjo u bë e ditur gjatë një tubimi të mbajtur me strukturat lokale të Lëvizjes në Sharr, ku morën pjesë figura të larta partiake dhe institucionale.

Në takim ishin të pranishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sekretari organizativ i VV-së Alim Rama, deputeti dhe koordinatori i qendrave të Lëvizjes, Salih Zyba, si dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.

“Sharri i bukur meriton edhe qeverisje të mirë në nivel lokal. Filiz Mustafa është kandidati ynë për kryetar të komunës. 12 tetori do të jetë datë e ndryshimit padyshim edhe në Sharr”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, rapprton PrizrenPress.

Lëvizja ka theksuar se programi për Sharrin do të fokusohet në ndalimin e migrimit masiv të të rinjve, zhvillimin e infrastrukturës, mbështetjen për fermerët, përmirësimin e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore, si dhe fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve dhe grave në jetën publike.

“Në një komunë me potencial të madh natyror, bujqësor dhe turistik si Sharri, prioritet i qeverisjes tonë do të jetë ndalimi i migrimit masiv të të rinjëve, zhvillimi i infrastrukturës, mbështetja për fermerët, përmirësimi i shërbimeve arsimore dhe shëndetësore, si dhe forcimi i pjesëmarrjes së të rinjve dhe grave në jetën publike”.

Sipas LVV-së, ndryshimi në nivelin lokal është thelbësor për drejtësi dhe zhvillim të barabartë në çdo cep të vendit.

“Me Filiz Mustafën në krye të komunës, qytetarët e Sharrit do të kenë një udhëheqës të denjë, që i dëgjon, i përfaqëson dhe i shërben me përgjegjësi”, thuhet më tej në deklaratë.

Në përmbyllje, VV uroi qytetarët e kësaj komune për nisjen e një etape të re: “Urime të gjithë qytetarëve të Sharrit! Na priftë e mbara!”/PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Gjendet fëmija i cili u raportua i humbur në Mushtisht të Suharekës

Është gjetur shëndosh e mirë fëmija 9-vjeçar i cili u raportua i humbur mëngjesin e sotëm në fshatin Mushtisht të Suharekës. Lajmin e ka konfirmuar...

Agon Stuja i bashkohet Rahovecit

Rahoveci ka arritur marrëveshje me mesfushorin Agon Stuja, i cili vjen nga Vëllaznimi. Stuja është një lojtar me përvojë dhe shumë energjik në fushë,...

Lajmet e Fundit