10.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Aksident i rëndë në Rahovec – humb jetën drejtuesi i traktorit, një i arrestuar

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 16:20 në fshatin Bërnjak të Rahovecit, ku janë përfshirë një veturë dhe një traktor.

Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit, i cili fillimisht ka marrë ndihmë mjekësore.

Megjithatë, rreth orës 22:54, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Prokurori kompetent është njoftuar për rastin dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, drejtuesi i veturës i dyshuar për shkaktimin e aksidentit, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Marketing

 

 

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?? ABI PLATINUM RESIDENCE ND?RTUAR me klag ? 1 i ? NIE SOE SDE SIE STOFE ???? STOPE STORE +383 +38349456999 49 456 999 STORE www.abiplatinum.com?"?

Më Shumë

Fshati që pret

Nga Shkëlzen Çoçaj Fshati që dikur këndonte, tash gjumi e ka mbuluar. Shtëpitë e zbrazura mbajnë ende kujtime, era rrëmben gjurmët e fëmijërisë. Banorët u shpërndanë larg, në qytete të...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i përkasin së paku një individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Gjatë vazhdës së punimeve njësia përkatëse policore në koordinim me IML bazuar edhe në urdhëresën e gjykatës, gjatë gërmimeve ka hasur pjesë eshtërore me...

Lajmet e Fundit