14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

I moshuari gjendet pa shenja jete në rrugë në Prizren – Policia kërkon ndihmë për identifikim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një burri të moshuar, rreth 70 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në rrugën “Edit Durham” në Prizren.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rreth orës 11:36, autoritetet kanë pranuar informacion për një person të shtrirë në rrugë pa shenja jete, gjë që është konfirmuar edhe nga ekipi i urgjencës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë patrullat policore, njësia e hetuesisë si dhe ekipi i krim-teknikës, në zonën pranë banesave të ish-TMK-së”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave fillestare, viktima është një mashkull i moshuar, ende i paidentifikuar. Mjekët e Urgjencës kanë konstatuar se ai kishte ndërruar jetë të paktën 2 deri në 3 orë para mbërritjes së tyre, ndërsa në trup nuk janë vërejtur shenja dhune.

“Në vendin e ngjarjes po ashtu kanë dalë edhe hetuesit rajonalë, të cilët, në konsultim me prokurorin e shtetit, e kanë iniciuar rastin si “hetim i vdekjes”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e viktimës, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor ose përmes numrit 192./PrizrenPress com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

27-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe, Osmani: Ishte krim me paramendim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar 27-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe. Ai ka thënë se masakra në...

Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Osmani R.A. në...

Lajmet e Fundit