10.4 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Pianistja Riola Susuri përfaqëson Prizrenin në koncert gala në Madrid

Pianistja e talentuar nga Prizreni, Riola Susuri, do të jetë pjesë e një ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare të muzikës klasike, ku do të përfaqësojë qytetin në koncertin gala të “International Piano Ballkan Academy”.

Ajo është ftuar si “Special Guest Artist” në kuadër të WPTA Spain International Piano Competition, i cili do të mbahet më 17 prill në Madrid, në auditorin Yehudi të Universitetit UAX. Në këtë ngjarje, Susuri do të prezantojë talentin e saj para një audience ndërkombëtare, raporton PrizrenPress.

E njohur për sukseset e saj në gara dhe paraqitje vendore e ndërkombëtare, ajo konsiderohet ndër pianistet e reja premtuese të skenës muzikore.

Para nisjes për këtë paraqitje, Riola Susuri u prit nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me profesoreshën e saj, Besarta Guri Bobaj, ku u vlerësuan arritjet dhe përkushtimi i saj në muzikë.

“Talentët tanë të rinj gëzojnë mbështetjen e plotë të Komunës së Prizrenit dhe i inkurajojmë për suksese të mëtutjeshme e prezantim sa më dinjitoz të qytetit tonë”, u shpreh Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kastrati: Synojmë që Malisheva të bëhet komuna më e pastër në vend

Ka nisur aksioni njëmujor për pastrimin e ambientit në Komunën e Malishevës, me moton “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zgjasë gjatë...

Qeveria mblidhet sot, në fokus masat e përkohshme për produktet bazë

Qeveria e Kosovës mblidhet sot në mbledhjen e radhës, ku ndër çështjet kryesore në shqyrtim pritet të jetë Projektligji për Masat e Përkohshme të...

Lajmet e Fundit