-5.1 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

7 Marsi – festa shqiptare e mësuesit

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve.

Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887.

Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve të arsimit si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribuues aktiv të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.

Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të njohur shpërbleheshin me dekoratat e larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit.

Me rastin e kësaj dite, do të përurohet pllaka në shtëpinë e familjes së Ibrahim Gashit, ku gjatë viteve 1991-1998 u zhvillua procesi mësimor për nxënësit e shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Arbërie Nagavci.

Po ashtu Kurti dhe Nagavci do të vizitojnë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Elena Gjika” në Prishtinë, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, ndërsa manifestimi kryesor për nder të 7 Marsit, ku do të ndahet çmimi “Shaban Jashari” për mësimdhënësin e dalluar mbahet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”. /kp/

Më Shumë

Kryeprokurori flet për rastin tragjik në Prizren: Nëna me fëmijët ishin në gjumë, ende s’dihen shkaqet e zjarrit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, në emisionin “Kosova Live” të T7, ka dhënë detaje rreth rastit tragjik që ka ndodhur sot...

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Dubravë të Suharekës, vjedhin para e stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Dubravë të Suharekës. Siç edhe bëhet e ditur në raportin e Policisë, ankuesi ka...

Lajmet e Fundit