18.3 C
Prizren
E shtunë, 23 Gusht, 2025

80% e punonjësve të arsimit të vaksinuar me dozën e parë, Jasharaj: Jemi të gatshëm për vitin e ri shkollor

Një nga parakushtet për fillimin e vitit të ri shkollor, sipas Ministrisë së Arsimit në Kosovë, është vaksinimi i personelit mësimor dhe stafit përcjellës me vaksinën kundër COVID-19, raporton Ekonomia Online.

E sipas kryetarit të Sindikatë së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) Rrahman Jasharaj në një intervistë për Ekonomia Online thotë se deri më tani rreth 80% e të punësuarve në sektorin e arsimit janë vaksinuar së paku me dozën e parë.

“Loyola–Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/ mësimdhënëse të gjuhës angleze

“Në shifrat e sakta nuk i kemi sepse ato ndryshojnë çdo ditë, por nga numri tepër i vogël që ishte në fillim prej 7 mijë e 200, është ndryshuar dukshëm dhe 80% të punësuarve të sektorit të arsimit kanë marr së paku dozën e parë të vaksinës”.

Mes tjerash ai tha se krahasuar me fillimin, procesi i vaksinimt të mësimdhënësit është duke shkuar mbarë, derisa ka shtuar se tani janë të gatshëm për vitin e ri shkollor.

“Vaksinimi i mësimdhënësve krahasuar me fillimet po shkon mbarë, dhe këtë më shumë po e thirrem nga deklaratat që i jep Ministria e Arsimit, sepse ata marrin edhe shifra të sakta nga IKSHPK-ja dhe MSH-ja, dhe është shtuar dukshëm numri i të vaksinuarve te personeli arsimor, personeli teknik dhe kjo na jep shpresë se sa i takon kësaj çështjeje por edhe sa i takon gatishmërisë së punëtorëve të arsimit ne jemi të gatshëm të ja fillojmë vitit të ri shkollorë”.

“Ata nuk kanë pasur hezitim të veçanta apo ndonjë ide kundër vaksinës mirëpo e kanë lënë, dhe me apelin ton dhe të MASH-it ata reaguan pozitivisht se vinte e shtohej numri i të vaksinuarve”.

Rritja e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 ditëve të fundit, ka ngritur shqetësimet nëse do të mund të fillojë procesi mësimor më 1 shtator, me prezencë të plotë fizike.

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, policia konfiskon armë me gaz dhe municion

Një person është arrestuar nga Policia pas raportimeve për të shtëna me armë në një gazmend familjar në fshatin Lubizhdë të Hasit. Njësitë policore kanë...

Abrashi: Prizreni është gati për ndryshim

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe aktivistë në lagjen 'Tabahane', ku...

Lajmet e Fundit