81-vjeçarja martohet me kushëririn e saj 24-vjeçar

Zyrtarët ukrainas janë duke hetuar pretendimet se një djalë 24-vjeçar u martua me kushërirën e tij me aftësi të kufizuara, e cila është 81-vjeçare për të shpëtuar nga detyrimi për të bërë shërbimin ushtarak.

Alexander Kondratyuk, 24 vjeç, pretendoi se kishte lindur një dashuri shumë e fortë mes tij dhe kushërirës e cila është 57 vjet më e vjetër dhe mohoi që ai po përpiqej të ikte nga kryerja e detyrimit ushtarak.

Rekrutimi në Ukrainë është i detyrueshëm, megjithëse ekzistojnë përjashtime që lejojnë njerëzit ta shmangin atë.

Nëse kujdeseni për gruan që është me aftësi të kufizuara, në Ukrainë ju jeni të liruar nga shërbimi ushtarak.

Dasma u zhvillua në fshatin Baykovka i cili është afër qytetit të Vinnitsa në perëndim të Ukrainës, i vendosur në brigjet e një prej lumenjve më të gjatë në vend.

E pyetur nga reporterët në lidhje me martesën e saj me kushëririn shumë më të ri, Zinaida Illarionovna, 81 vjeç, këmbënguli që ai ishte një burrë i mirë dhe e kujdesej mirë për të./Reporteri

Më Shumë

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit