Paralajmërimi i Zafirit

ZafirBerisha11-14Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha thotë se gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale mund të nxisë demonstrata dhe revoltë qytetare.
Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se gjendja e rëndë ekonomiko-sociale u pa edhe me Projektligjin e buxhetit për vitin 2015.

Lexojeni postimin e plotë të Berishës:
“Grumbullimet e problemeve jetësore në Kosovë nuk jan për me u injoru, gjendja e rëndë ekonomike/sociale, pasiguri fizike e qytetarit dhe bisneseve që janë si rezultat i ksaj krize, situata e rëndë politike, mosfunksionimi i shtetit në gjithe territorin e Kosovës e bëjnë shumë të mundshme revoltën qytetare për një jetë më të mir, dhe kjo ngritje qytetare që mund të shëndrohet në demostrata ndoshta jo shumë të këndshme por që sipas gjasave do të mbetet rruga e vetme, pasi garnitura politike ka shuar shpresat për një jetë më të mir, kjo u pa edhe me Projektligjin e buxhetit për 2015. Z.B” (sic), ka shkruar Berisha në Facebook. /Telegrafi/

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit