Theret me thikë një person në Zhur të Prizrenit

thika nxesiNjë person është therur me thikë në fshatin Zhur të Prizrenit. Policia e Kosovës njofton se viktima është therë më thikë nga tre persona tjetër, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar një i mitur dhe dy të rritur kane sulmuar fizikisht e me pas kanë therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore sipas raportit mjekësor viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore por i njëjti është jashtë rrezikut për jetë”, njoton PK.

Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuar tjerë janë liruar në procedure të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Operacion shpëtimi në malet e Sharrit, ekipet e ShKShMK-së në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit, në zonën e majës...

Lajmet e Fundit