34.3 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Artistët e acaruar me shkurtimet buxhetore në kulturë

ministria e kulturesPas raportimit të ndryshimeve në buxhetin e vitit 2015 nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pasur reagime të ashpra nga artistët që udhëheqin projekte kulturore të prekura nga këto shkurtime drastike të buxhetit.

Të enjten gazeta “Express” publikoi dokumentin e buxhetin të këtij viti, sipas të cilit festivali DokuFest do të financohet me 25 mijë euro, me një rritje prej 5 mijë eurosh, kurse festivali PriFilmFest ka rënë nga 20 mijë në 5 mijë euro, SkenaUp nga 15 mijë në 4 mijë euro, Chopin Piano Fest nga 9 mijë në 2 mijë euro, Dam Fest nga 5 mijë në 2500 euro, Lidhja e Shkrimtarëve nga 10 mijë në vetëm 2 mijë euro, kurse qendra “Stacion” as që është përkrahur fare.

Reagimet në rrjetet sociale qenë të shumta, duke filluar nga Besa Luzha, organizatore e Chopin Piano Fest, e cila tha se 2 mijë eurot që i ka ndarë Shala për këtë festival, mund t’i mbajë për vete.

Ilir Bajri, një ndër artistët e njohur të muzikës jazz në vend, i cilësoi këto shkurtime si rezultat i mungesës së aftësive dhe kualitetit human të njerëzve në pozita.

“Ne anen tjeter, disa nga festivalet e perkdhelura nga ministrat e meparshem ma ne fund e kane rastin me e provu shijen e ithte te mosperkrahjes, shije qe disa festivale me vite e perjetojne – festivali DAMfest p.sh. – zor ka ndonji festival qe ka sjelle per 10 vite me rradhe artiste e performanca bashkekohore e interesante, shpesh te niveleve koxha te larta aristike qe padyshim asht me dobi per komunitetin e shoqnine ne përgjithësi”, ka shkruar Bajri.

Albert Heta, drejtor i qendrës së artit bashkëkohor “Stacion”, gjithashtu ka kritikuar tendencat politike për këtë neglizhim të skenës së pavarur kulturore.

“Zevendes-Kryeministri Ministri i ‘Kultures’, qe i bjen Qeveria, e paskan sfidu skenen e pavarur te artit dhe kultures ne Kosove, ekzistenca e te ciles eshte tregues i demokracise dhe fundit te kohes me artin dhe kulturen ne sherbim te partise. Mos reagimi i mekanizmave kordinues te institucioneve te pavarura te kultures do te ishte edhe nje deshmi qe keta mekanizma jane vegla te politikaneve te vegjël”, ka shkruar Heta.

Edhe këngëtarja e mirënjohur, Alma Bektashi, përmes një komenti e ka quajtur turp shkurtimin buxhetor. Në anën tjetër, ministri Shala dhe këshilltari i tij i lartë, Vehbi Miftari, të cilin KosovaLive e ka kontaktuar në lidhje me çështjen, ende nuk kanë reaguar.

Më Shumë

50 vjet karrierë Menan Kiseri

Një nga grupet më të famshme të kohës së artë të rokut shqiptar, Menkis, po kremton sonte dekadën e pestë të daljes së parë...

Kroaci: 500,000 shikues për këngëtarin ekstremist

Më 5 korrik mbahet koncerti më i madh në historinë evropiane në Zagreb: Gjysmë milioni bileta janë shitur për koncertin e yllit të muzikës...

Lajmet e Fundit