Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën e Kosovës.
Monografia dokumenton dhe ruan trashëgiminë artistike të Bardhit, duke sjellë para publikut jetën, krijimtarinë dhe kontributin e tij në pasurimin e skenës artistike të vendit.

Nga organizatorët u theksua se memorializimi, dokumentimi dhe promovimi i figurave të shquara të artit mbeten pjesë e përkushtimit institucional për ruajtjen dhe promovimin e kujtesës kulturore të Kosovës.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi.
Promovimi i kësaj monografie u vlerësua si një hap i rëndësishëm në ruajtjen e vlerave artistike dhe historike, si dhe në nderimin e personaliteteve që kanë kontribuar në zhvillimin e artit pamor në Kosovë./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
