Gjendet kutia e dytë e zezë e avionit Germanwings

9 ditë pas tragjedisë së avionit të kompanisë Germanwings me 150 persona në bord në Alpet jug-lindore franceze, është gjetur edhe kutia e dytë e zezë.

Grupi hetimor shpreson shumë që të dhënat e regjistruara në të për funksionimin e instrumentave të japin përgjigjen shteruese për shkaqet e tragjedisë.

Kutia e parë e zezë, që regjistron komunikimet audio, u gjet ditën e aksidentit, të martën e kaluar më 24 mars.

Nga deshifrimi i saj u arrit në përfundimin se piloti i dytë, Andreas Lubitz, e kishte përplasur qëllimisht avionin në shpatin e malit.

Nga hetimet e mëtejshme u zbuluan problemet e tij të rënda shëndetësore të 6-7 viteve të fundit.

Këtë të enjte, prokurorët në Dyseldorf deklaruan se nga kqyrja e njërit prej kompjuterave të sekuestruar në banesat e Lubitz, e kanë përforcuar akoma edhe më shumë këtë përfundim.

Gjatë periudhës nga 16 deri në 23 mars, 27-vjeçari kishte kërkuar në internet metoda të ndryshme vetëvrasjeje, por edhe të dhëna sigurie për derën e kabinës së pilotimit.

Prestigjozja gjermane “Bild”, duke cituar burime të besueshme pranë grupit hetimor, shkruan se Lubitz i kishte fshur mjekëve faktin që ai ende vijonte të fluturonte, në vend që të kurohej si për depresionin ashtu edhe për problemet me shikimin.

Më Shumë

Fëmijët pushtojnë skenën e poezisë në Malishevë, 1 Qershori festohet me vargje dhe krijimtari

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Malishevë u organizua aktiviteti “1 Qershori Poetik i Fëmijëve”, i cili mblodhi nxënës, poetë dhe dashamirë...

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit