10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Boll u mburrën me rezultatet e huaja!

Shkruan: Bilall Sherifi

Nuk ka ditë që nuk dëgjojmë nga ndonjë përfaqësues i institucioneve të Kosovës (presidentja, kryeministri, zëvendës kryeministri, ministra, deputetë, kryetarkomunash etj) se “mburren” dhe ndjehen “ krenar” me shkencëtarët, sportistet, artistët apo afaristët me prejardhje nga Kosova, të cilët kanë arritur suksese në fusha tyre, natyrisht jashtë atdheut te tyre, por ama në vendlindjen e tyre.

Këta personalitete publike që“ndjehen krenar” me arritjet e të gjithë atyre që identifikohen si shqiptar (ose kanë prejardhje), përsërisin pareshtur se këta njerëz të suksesshëm janë ambasadorët më të mirë të atdheut te tyre. Për më tepër, ky lloj i politikanëve kanë hyrë në garëmes veti se cili prej tyre do të jetë i pari që do t’uapërcjell urimet. Nga frika se mediat mund t’i japin përparësi ndonjë politikani tjetër ata mbushin profilet e veta të Facebook-ut, Tweeter-it dhe rrjeteve tjera sociale. Kjo dukuri nuk ndalet me kaq. Ata kërkojnë, përmes ndërmjetësuesve të vet, që të suksesshmit me prejardhje nga Kosova të vijnë sa më parë në vizitë.

Ftesa nuk është për ta afirmuar cilindo që ka korrur rezultate në cilëndo fushë. Qëllimi i ftesës është të bëhet publiciteti në atë formë sa rezultatet e të tjerëve të perceptohen nga spektatorët si merita të politikanëve tanë. Ma merr mendja se kjo dukuri është e lidhur drejtpërsëdrejti me mungesën e rezultateve të veta. Sepse publiku shqiptar është i njoftuar, madje shumë para politikanëve, me të gjitha rezultatet që arrihen nga njerëzit me origjinë nga Kosova dhe më gjerë.
Për dallim nga politikanët dështak që përpiqen t’i përvetësojnë rezultatet e të tjerëve, njerëzit e rëndomtë të Kosovës e dinë se këta ambasador të mirëfilltë të kombit tonë janë produkt i i kushteve që u janë ofruar në vendet demokratike ku kanë lindur apo kanë shkuar në fëmijërinë e hershme. Prandaj, përmes angazhimit maksimal, ata dëshmojnë mirënjohjen ndaj shoqërive që ua mundësuan të shprehin tërë talentin e tyre.

Sa i përket titullit “ambasador” më duket se e kanë banalizuar tej mase. Të gjithë ata që kanë korrur suksese në cilindo vend të botës nuk i ka emëruar asnjë bartës i institucioneve tona shtetërore. Se sikur të kishte qenë punë emërimi, ata do të kishin emëruar për ambasador “jaranat” e tyre. Ata me punën e tyre, talentin e tyre dhe falë vendeve që ua mundësuan të realizojnë potencialin e tyre fituan zemrat e miliona njerëzve (të kombit tonë dhe të shteteve që i përfaqësojnë).

Bartësit e institucioneve shtetërore, të të gjitha niveleve, duhet t’u sigurojnë kushtet e nevojshme talentëvetë shumtë që ka vendi jonë që të mund të shpërthejnë të gjitha horizontet e shkencës, artit, kulturës dhe sportit. Vetëm në rast se ua plotësojnë kushtet talentëve të shumtë të Kosovës dhe kur nuk do të bëhen pengesë për arritjen e rezultateve në të gjitha fushat intelektuale dhe sportive atëherë do të kenë të drejtë të “mburren” dhe “krenohen” me ata që arrijnë suksese!

Më Shumë

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 31-të të AlbiMall Superligës së Kosovës. Në stadiumin...

Gjendet një person pa shenja jete në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 06:40 në fshatin Manastirca, në Prizren. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Lajmet e Fundit