Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit.
Në këtë aktivitet, familjarë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues institucionalë kanë nderuar sakrificën e tyre, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtimit historik për brezat e ardhshëm.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka theksuar se mirënjohja për të rënët mbetet e përjetshme.
“Sot në Savrovë, u përkulëm me respekt para kujtimit të bijve dhe bijave më të mira të këtij vendi, që me sakrificën e tyre shkruan faqet më të lavdishme të historisë sonë”, ka deklaruar Muharremaj.
Ai ka shtuar se brezat e ardhshëm duhet ta njohin dhe ta ruajnë të vërtetën historike për ata që dhanë jetën për lirinë e vendit.
“Koha kalon, por mirënjohja jonë mbetet e përjetshme. Brezat që vijnë duhet ta njohin dhe ta ruajnë të vërtetën e atyre që dhanë jetën që ne të jetojmë të lirë”, ka theksuar ai./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
