Marrëveshja kornizë me Iranin është “e mirë”

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka deklaruar sot se marrëveshja kornizë e arritur në bisedimet për programin atomik të Iranit është “marrëveshje e mirë”, e cila nëse implementohet në tërësi, do ta parandaloj Iranin nga prodhimi i armatimit bërthamor.

“Sot, Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët tanë dhe partnerët, kanë arritur një mirëkuptim historik me Iranin, i cili nëse implementohet plotësisht, do ta parandaloj atë nga sigurimi i armatimit atomik”, tha Barack Obama para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Nëse kjo kornizë do të çoj në marrëveshjen gjithëpërfshirëse finale, kjo do t’i bëjë bëjë më të sigurt vendin tonë, aleatët dhe botën tonë”, tha presidenti Obama.

Por, zoti Obama tha se “puna jonë nuk ka përfunduar” në arritjen e marrëveshjes atomike me Iranin, dhe ka shprehur përkushtim që “gjithnjë të bëhet ajo që është e domosdoshme”për ta ndalur Iranin nga sigurimi i armatimit bërthamor./Rel/

Më Shumë

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit