Presidentja ta dekretojë sa më shpejtë emrin e Kryeprokurorit

Zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit asnjëherë nuk ka zgjatur kaq shumë.Këshilli Gjyqësor ka javë që ka dërguar tek presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, emrin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi për dekretim.

Por, që atëherë, nga Presidenca nuk është dëgjuar ndonjë lajm se pse nuk po dekretohet kandidati Lumezi për Kryeprokuror të Shtetit.

Kjo temë është trajtuar sonte edhe në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.

Të ftuarit aty janë pajtuar se vonesat në procesin e dekretimit të kryeprokurorit po tregojnë një tendencë për humbjen e kredibilitetit të këtij procesi.

Vonesat e tilla madje po e dëmtojmë edhe vet institucionin e Prokurorisë.

Në rast se presidentja Jahjaga nuk e dekreton Aleksandër Lumezin për Kryeprokuror të Shteti, sipas Valdete Dakës, ajo duhet të japë një arsyetim për një vendim të tillë.

“Presidentja duhet të japë arsyen se pse nuk e dekreton këtë kandidat për kryeprokuror”, tha Daka.

Ndërkaq, avokati Dastid Pallaksa, i cili është edhe këshilltar i Presidentes, por që në këtë emision ka shprehur mendimin e tij në cilësinë e avokatit, tha se ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi po u “bënë presion” anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, që në pozitën e kryeprokurorit të vijë miku i tij, Enver Hasani, i cili momentalisht është kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

“Kuçi po iu bën presion anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës që kryeprokuror duhet të bëhet ndonjë profesor i Fakultetit Juridik që ka përvojë pune mbi 12 vjet në këtë institucion arsimor. E, ky është kryetari aktual i Gjykatës Kushtetuese. Të gjitha drejtimet të dërgojnë kah emri tij”, ka thënë Pallaska në Klan Kosova.

Ndër të tjera, Pallaska në fund tha se Presidentja duhet sa më parë të dekretojë Kryeprokurorin e Shtetit sepse ai i dhuet Kosovës.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit