Ekipi nga Austrlia do të operojë 29 fëmijë me ndërlikime shëndetësore

Një ekip i mjekëve nga Australia nën udhëheqjen e profesor, Paddy Dewan, nga dita e djeshme po kryejnë operacione të ndërlikuara në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike në QKUK.

Ky ekip po ndihmon Kosovën nga vitit 2010, duke operuar me dhjetëra fëmijë me anomali kongjenitale komplekse të cilat nuk kishin mundësi më herët të operoheshin në këtë klinikë. Ekipi do të qëndrojë në Kosovë në vizitë 10 ditore, me qëllim të operimit të 29 fëmijëve me anomali të rënda të traktit urinarë dhe anomalive anorektale.

Gjatë gjithë javës do të ketë diskutime lidhur me rastet që do të operohen para dhe pas dite ku do te marrin pjese te gjithë mjeket rezident dhe specialistë te Kirurgjisë së Fëmijëve, Klinikës së Pediatrisë, Radiologjisë dhe Anestezionit, po ashtu, do të ketë edhe ligjërata me tema të ndryshme nga të gjitha këto lëmi.

Më Shumë

Malisheva prezanton projektin për ndërtimin e shtigjeve përgjatë lumit Mirusha

Në Malishevë është mbajtur konsultim publik me qytetarë për projektin “Ndërtimi i shtigjeve përgjatë lumit Mirusha”, i cili synon zhvillimin e infrastrukturës rekreative dhe...

Arpagjik’t me mesazh pas finales: Shihemi sezonin tjetër me një Bashkim edhe më të fortë

Grupi i tifozëve “Arpagjik’t Prizren” ka reaguar pas përfundimit të sezonit të KB Bashkimi, duke falënderuar tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kampionatit dhe duke...

Lajmet e Fundit