Zafir Berisha “privilegjohet” nga Ramadan Muja

Kryetari i Bashkimit Demokratik (BD) Zafir Berisha është “priveligjuar” nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, në caktimin e zyrës së partisë së tij. Pas disa vitesh të shfrytëzimit të zyrës tek ndërtesa e Tregut të Gjelbër, Zafirit i është caktuar zyrja e partisë në qendër të qytetit, përkatësisht afër objektit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Zëdhënësi i Komunës Ymer Berisha ka konfirmuar për “PrizrenPress” se Komuna ka caktuar një zyrë tjetër të punës për Bashkimin Demokratik.

“Partitë në kuvend duhet Komuna t’ju sigurojë zyre”, thotë Berisha.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se zyrën e caktuar nga Komuna për BD-në e kanë synuar edhe disa subjekte tjera politike.

Zëdhënësi I BD-së, Leart Batusha ka konfirmuar ndërrimin e zyrës së partisë.

“Po e kemi ndërruar zyrën. Edhe tri ditë kalojmë në zyrën e re”, tregon Batusha. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që...

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Lajmet e Fundit