2.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Bashkimi Demokratik uron qytetarët në 16 vjetorin e çlirimit

Bshkimi Demokratik me rastin e 16 vjetorit të çlirimit të Prizrenit dhe Kosovës, iu ka uruar të gjithë qytetarëve festën. Subjekti i cili drejtohet nga Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha shpreh mirënjohje për gjithë gjeneratat të cilat kanë kontribuar shumë për lirinë e vendit tonë.

“Angazhimi i qytetarëve të Kosovës dhe popullit shqiptarë qysh nga 10 qershori 1878 u shndërrua në jehonë e kushtrim se si duhet të bëhet legjitime e drejta natyrore e tërësisë së atdheut. Ishin burrat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, amaneti i të cilëve u flet brezave që të zgjohen e të shndërrohen në jehonë legjendare për bashkim dhe pavarësi të atdheut. Ky amanet u kurorëzua me luftën e lavdishme të UÇK-së e cila me 12 qershor 1999 në mënyrë triumfale marshoi në qytetin e Prizrenit duke i dhënë fund një herë e përgjithmonë okupimit barbarë serb në toka shqiptare dhe duke i kthyer krenarinë kryeqytetit shpirtërorë të shqiptarisë Prizrenit dhe gjithë Kosovës”, thuhet ndër të tjera në komuniaktën e Bashkimit Demokratik.

Tutje në komunikatë thuhet se Institucionet e vendit janë përgjegjës për ndërtimin e shtetit dhe mirëqenies së qytetarëve.

“Ndjejmë edhe obligim para atyre që sakrifikuan gjithçka nga vetvetja për të mirën e përgjithshme, është obligim i yni që ti qëndrojmë karshi sfidave që kemi për ballë,të angazhohemi dhe të punojmë për të mirën e përgjithshme, për atë të mirë për të cilën dhanë jetën shumë Dëshmorë”, thuhet në komunikatën e Bashkimit Demokratik. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Esnaf” në Prizren i bashkohet marshit “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Shoqata e zejtarëve dhe afaristëve “Esnaf” në Prizren i është bashkuar marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt. Lajmi...

Kastrati emëron kabinetin e ri qeverisës në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur emërimin e kabinetit të ri qeverisës komunal për mandatin e ri katërvjeçar. Përmes një...

Lajmet e Fundit