Bombola e gazit, shkak i djegies së banesës në Prizren

Bombola e gazit dyshohet të ketë qenë shkaktari kryesor që një banesë në kompleksin banesor “Kabashi” në Prizren u kaplua dje nga zjarri

Sipas zëdhënësit të Policisë në Prizren Hazir Berishës, është djegur vetëm një dhomë e banesës, e cila gjendej në katin e dytë, përderisa thekson se nga ky zjarr nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Zjarrfikësit kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që të parandalojnë atë që të përhapej më tej”, ka shtuar Berisha./Orainfo/

Digjet ndertesa ne Prizren2

 

 

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Lajmet e Fundit