15.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

DKRSM-ja në Suharekë fton qytetarët të kontribuojnë për pasurimin e Muzeut të Edukimit

Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës ka publikuar një thirrje publike drejtuar qytetarëve, me qëllim pasurimin e Muzeut të Edukimit.

Përmes kësaj thirrjeje, qytetarët ftohen që në mënyrë vullnetare të kontribuojnë me materiale të ndryshme me vlerë historike dhe etnologjike, si dokumente, fotografi, veshje tradicionale, dorëshkrime apo objekte të tjera që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe arsimore të vendit.

“Me respekt dhe përkushtim të veçantë ndaj trashëgimisë sonë kulturore dhe shpirtërore, ju drejtohemi me këtë thirrje publike për të kontribuar në pasurimin e Muzeut të Edukimit në Suharekë”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.

Nga drejtoria theksohet se ruajtja dhe promovimi i identitetit kombëtar mbetet një ndër prioritetet kryesore, ndërsa çdo kontribut i qytetarëve konsiderohet i rëndësishëm për kujtesën kolektive.

“Çdo kontribut i juaji është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të kujtesës sonë kolektive”, theksohet më tej.

Qëllimi i kësaj nisme është që përmes muzeut të dokumentohen dhe të ruhen vlerat kulturore, traditat dhe historia lokale, duke i përcjellë ato te brezat e rinj.

“Së bashku mund të ndërtojmë një thesar të çmuar që do të dëshmojë për historinë dhe kulturën e Suharekës”, përfundon thirrja./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Në Malishevë përkujtohen dëshmorët Ramiz Shala dhe Bajram Gashi

Sot u përkujtuan me nderime dëshmorët e kombit Ramiz Shala nga Kleçka dhe Bajram Gashi nga Vërmica, të cilët ranë duke sakrifikuar jetën për...

Lajmet e Fundit