Menaxhmenti i UPZ-së: Përgjegjësia e profesorëve të arrestuar është individuale

Menaxhmenti i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren është duke i përcjell me shqetësim raportimet rreth arrestimit të dy profesorëve të këtij Universiteti.

“Deri në këto momente nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar nga organet e drejtësisë për ketë çështje, përveç atyre që kemi përcjellë në medie”, thuhet në komunikatën e menaxhmentit të UPZ-së.

“Pas njoftimit zyrtar menaxhmenti dhe organet e UPZ do të trajtojnë rastin komfor dispozitave ligjore dhe statutare që janë në fuqi”.

“Përgjegjësia është individuale, ndërsa menaxhmenti në suaza të përgjegjësive ligjore i ofron bashkëpunim të plotë organeve të rendit në kryerjen e detyrave të tyre dhe zbardhjen e çfarëdo dyshimi eventual që mund të kenë”.

“Deri më tani menaxhmenti ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë për zbardhjen e disa rasteve dhe i bënë thirrje atyre për zbardhjen e të gjitha rasteve të dyshuara për vepra penale”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Lajmet e Fundit