19.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Në Zym mbahet Dita e Mërgimtarëve

Në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, më 15 gusht, kremtohet Festa fetare – ZOJA E HASIT dhe mbahet manifestimi kulturor “DITËT E MËRGIMTARËVE”.

Manifestimi që i kushtohet mërgimtarëve, përkatësisht diasporës, organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve “SHTJEFËN GJEÇOVI”, Ansambli etno-kulturor “KATARINA JOSIPI”, që të dyja në Zym, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës të Republikës së Kosovës.

Në fillim pjesëmarrësit e këtij manifestimi do të vendosin lule te lapidari “GURI I KURBETÇARIT” e pastaj do t’i vizitojnë monumentet kulturo-historike të Zymit, si dhe në fund mbahet një tubim kulturor ku pasi të përshëndeten pjesëmarrësit, do të mbahet një kumtesë që ka të bëjë me historikun e kurbetit te zymjanët, përkatësisht hasjanët, por edhe për kontributin që e kanë dhanë kurbetçarët e Zymit në zhvillimin e vendlindjes së tyre.

Me atë rast do të hapet ekspozita e librave të autorëve zymjanë (Imzot Ndre Bogdani, Imzot Pjetër Bogdani, Lukë Bogdani, Lazër Lumezi, Atë Ndue Bytyçi, Anton Pashku, Gjon Dulaj, Frrok Kristaj, Nikollë Kërhanaj, Atë Nue Kajtazi, Motra Ollga Dulaj, Hilë Gjevelekaj, Dr. Hashim Çollaku, Balë Kajzogaj, Hilë L. Sh. Prekpalaj, Lucije Marklushaj, Tunë Prekpalaj, Nol Kristaj, Gjon Gjevelekaj, Hajdar Mallaku, Gjon Kolëndrekaj, e kështu me radhë).

Njëherësh do të hapet ekspozita e Frrok Kristajt me fotografi të Imzot Pjetër Bogdanit, Atë Shtjefën Gjeçovit, Katarina Josipit e të Anton Pashkut.
Në fund, veprimtarët kurbetçarë, që i kanë kontribuar zhvillimit të vendlindjes – Zymit, do të laureohen me mirënjohje.

Më Shumë

Totaj viziton disa biznese të Prizrenit

Kryetari i komunës ë Prizrenit, Shaqir Totaj ditën e premte ka vizituar dhe ka parë nga afër të arriturat e disa prej bizneseve të...

Quni: Asociacioni qe e pranoi Kurti është shtet brenda shtetit

Deputeti i LDK-së, Anton Quni në emisionin Pressing në T7, ka folur në lidhje me Asociacionin. Sipas tij, Asociacioni që e pranoi Kurti, është...

Lajmet e Fundit