11.5 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

EC Ma Ndryshe: Me art publik kundër degradimit të Prizrenit

Kanë përfunduar punimet në dy intervenimet artistike, pjesë të projektit të EC Ma Ndryshe “Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren”, që synojnë të tërheqin vëmendjen e publikut dhe institucioneve të shtetit për problemet aktuale të qytetit përmes metodave të të shprehurit kreativ. Pas promovimit të intervenimit të parë “Ura e dashurisë” në muajin maj, dy veprat e rradhës “UNË JAM MONUMENT” dhe “Analogjia inverse” kanë zënë vendet e tyre në hapësirën publike të qytetit.

Hajrulla Çeku nga EC Ma Ndryshe thotë se intervenimi artistik “UNË JAM MONUMENT” i Senat Halitit synon të rikthejë Arastën e vjetër fizikisht, përmes volumetrisë fantome të urës së mbuluar.

“Forma përmes thjeshtësisë tenton të sjellë në vëmendje një kujtim të mirë të Arastës se dikurshme, përderisa materiali PVC përmes kompleksitetit në vetvete flet për zymtësinë dhe realitetin e hidhur që po e mbyt qytetin e Prizrenit”, thotë ai.

“UNË JAM MONUMENT është homazh për qendrën që po zhduket, krenarinë e Prizrenit, urat dhe çdo gjë të bukur që kjo pjesë e qytetit dikur strehonte në brendinë e saj, e që sot më nuk i ka. Kjo vepër është një thirrje për institucionet përgjegjjëse të shtetit si dhe për qytetarët për të hapur sytë kundrejt realitetit të hidhur dhe për të vepruar dhe ruajtur vlerat kulturore të qytetit të Prizrenit”.

Intrvenimi tjetër artistik “Analogjia Inverze”, me autore Nora Temaj, Mirëjetë Simitqiu dhe Fjolla Voca ngërthen në vete pjesën revitalizuese dhe atë artistike dhe është realizuar në hapësirën e Kejit duke shfrytëzur materiale recikluese.

Me anë të këtij intrvenimi autoret janë munduar të shprehin pakënaqësinë e qytetarëve për degradimin dhe mos kujdesin ndaj hapësirave publike nga institucionet përgjegjëse. “Analogjia Inverze” është intervenim për që e bën hapësirën publike të shfrytëzueshme dhe të qasshme për të gjithë qytetarët e Prizrenit.

Ky intervenim është revoltë ndaj dinamikës së ndërtimeve në Prizren, sidomos atyre që po e shkatërrojnë qendrën historike, e bashkë me të edhe kujtesën kolektive e cila është shtresuar përgjatë një kohë shtrirjeje prej mijëra vjetësh qysh nga formimi i qytetit. Shikuar prej një këndi tjetër kjo analogji e kthyer mbrapsht jep porosi përmirësimi për rikonceptimin e një qytetit edhe në aspektin e qasshmërisë.

Intervenimet artistike janë pjesë e projektit “Aktivizmi Kulturor dhe Urban në Prizren” që synon të nxisë debat shoqëror mbi rolin e aktivizmit kulturor dhe urban në transformimin e qytetit, bazuar në parimet e qeverisjes demokratike. Në esencë, projekti është një iniciativë e intervenimit kulturor dhe artistik që në mënyrë kreative i trajton sfidat e zhvillimit urban dhe reformës demokratike në Prizren /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot pritet të lirohet nga spitali Astrit Isufi, i dyshuari për krimin e rëndë në Malishevë

palushi Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij në Malishevë pritet të lirohet nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale. Lajmin...

Triumf historik: Bashkimi mposht Cibonën në Prizren

Bashkimi i Prizrenit shkroi histori në FIBA Europe Cup, duke mposhtur gjigantin kroat Cibona Zagreb me rezultat të thellë 89:69. Para një publiku të zjarrtë...

Lajmet e Fundit