25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Flet Samiri

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në kuadër të zbatimit të politikave programore të Departamentit të Trashëgimisë për vitin 2015 është duke vazhduar me sukses të plotë procesin e inventarizimit të trashëgimisë kulturore në rajonin që e mbulon QRTK në Prizren si dhe komunat e Suharekës, Malishevës, Rahovecit, Mamushës dhe Dragashit.

Samir Hoxha , drejtor i QRTK-së nw Prizren thotw se gjatë procesit të inventarizimit, rishikimit dhe plotësimit të dosjeve të monumenteve të trashëgimisë kulturore gjatë këtij viti, ekipet e QRTK-së, kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme për këtë fazë të punës duke plotësuar dosjet fizike dhe ato elektronike për 50 monumente që gjendën në rajonin e Prizrenit.

“Të gjitha të dhënat gjatë këtij procesi janë futur në databazën e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, të cilat po ashtu i janë dërguar grupit punues në kuadër të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve për aprovim dhe procedim të mëtutjeshëm”.

“Angazhimi i zyrtarëve të QRTK-së, do vazhdoj edhe më tutje ku deri në fund të muajit gusht do përfundoj edhe faza e dytë e procesit të inventarizimit si dhe do vazhdoj me propozimet e reja për pasurimin e Listës së Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme për vitin 2016”.

Sipas tij, lista e Trashëgimisë Kulturore nën mbrojtje është një proces dinamik, e cila për ç’do vit plotësohet me propozime të reja.

“ Andaj duke e marr për bazë se Trashëgimia Kulturore është vlerë dhe pasuri e përbashkët e të gjithë komunitetit, apelojmë të qytetarët e rajonit të Prizrenit si dhe te shoqëria civile që të na mbështesin në këtë proces tepër të rëndësishëm, duke dërguar propozimet eventuale për futjen e objekteve në listën e përkohshme të Trashëgimisë Kulturore për vitin 2016”.

“Propozimet e qytetarëve si dhe grupeve të organizuara mund të dërgohen ç’do ditë punë pran zyrave të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren jo më larg se deri me datën 31 gusht 2015”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë e 155 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2155 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Prizren, deklarohen rreth fajësisë dy të akuzuarit për rastin e aksidentit fatal nga gara në autostradë

Gjykata e Prizrenit ia ka ndëprerë paraburgimin Arlind Sylës, njërit prej të akuzuarëve për aksidentin tragjik në një garë automobilistike që ndodhi më 2023...

Lajmet e Fundit