FAK-u në tryezë

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) pritet të jetë boshte në sesionin vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.

Por, para se kjo çështje me rekomandimet e ndryshimit të Kushtetutës të dalë në Kuvend, Qeveria e Kosovës ka parashikuar organizimin e një tryeze gjithëpërfshirëse, për të gjetur modalitetet për FAK-un. Në këtë tryezë planifikohet të merret edhe mbështetja e deputetëve të Listës Serbe, e cila po kundërshton themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Megjithatë, përfaqësuesit e subjekteve opozitare në vend kanë thënë se shndërrimi i FSK-së në FAK është një lojë të cilën e ka nisur kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, para zgjedhjeve parlamentare me qëllim të përfitimit të votave, lojë kjo e cila sipas opozitarëve, tani është duke e faktorizuar Serbinë brenda Kosovës.

Ata thonë se Kosova nuk duhet të bëjë ndonjë koncesion tjetër në emër të bërjes së ushtrisë, pasi sipas tyre, Kosova tashmë ka ushtri dhe se krejt çka duhet të bëjë Qeveria është që ta fuqizojë FSK-në ushtarakisht.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë për “Zërin” se është duke u përgatitur mbajtja e një tryeze gjithëpërfshirëse për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura. Sipas tij, përgjegjëse për këtë tryezë, është Ministria e FSK-së dhe kreu i kësaj Ministrie, Haki Demolli./zeri/

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Lajmet e Fundit